Pas një fushate të ndezur elektorale, me projekte e platforma, Federata Shqiptare e Futbollit përgatitet për të njohur sot (ora 9:00)  presidentin e saj më të ri, që do e drejtoj institucionin më të lartë të futbollit në vend për 4 vitet e ardhshme.

Një garë treshe, ku 66 anëtarë me të drejtë vote do të votojnë mes kandidaturave të presidentit aktual të këtij institucioni, Armand Duka, deputetit të Partisë Socialiste Bashkim Fino dhe ish- arbitrit Shpëtim Hala.

Përpos kësaj, ditën e sotme do të  zhvillohen dhe zgjedhjet për anëtarët e Komitetit Ekzekutivqë përbëhet nga 11 persona, presidenti, dy zëvendëspresidentë dhe 8 anëtarë, ndërkohë që Presidenti i Shoqatës së Arbitrave zgjidhet automatikisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv. 23 janë kandidaturat që garojnë për vendet në organin më të lartë që drejton dhe merr vendime mes periudhave të dy asambleve.

Por si do të veprohet për të zgjedhur presidentin e ri të FSHF-së?

Statuti përcakton qartë se për t’u zgjedhur president, kandidati ka nevojë për 2/3 e votave të vlefshme, dhe nisur nga shifra e 66 anëtarëve me të drejtë vote do të thotë se duhen 44 vota. Në rast se asnjë prej kandidatëve nuk arrin të sigurojë këtë shumicë të përcaktuar, atëherë zhvillohet një raund i dytë , 24 orë pas atij të parit, midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Nëse zgjedhja e presidentit bëhet në raundin e dytë, aty, kandidati fitues duhet të marrë 50% të votave+1 për të qënë ai në krye  të federatës për 4 vitet e ardhshme.

Lista e plotë:

Kandidatë për President të FSHF-së

  1. z. ARMAND DUKA
  2. z. BASHKIM FINO
  3. z. SHPËTIM HALA

Kandidatë për Anëtarë Komiteti të FSHF-së

  1. z. ABDYL KURIU
  2. z. ARBEN DERVISHAJ
  3. z. ALBERT LENJA
  4. znj. ALDONA SYLAJ
  5. z. ARTAN SHYTI
  6. z. BARDHYL MINXHOZI
  7. z. BARDHYL JERA
  8. z. EDUARD PRODANI
  9. z. EDMOND SPAHIU
  10. z. EDVIN LIBOHOVA
  11. z. EKREM SPAHIU
  12. z. ENKELEID ALIBEAJ
  13. z. ERALD KAPRI
  14. z. ERIDJAN SALIANJI
  15. z. ERVIN BAKU
  16. z. LUTFI NURIU
  17. z. KRISTJAN GJIDODAJ
  18. z. GAZMEND KADI
  19. z. GENCI GJYLSHENI
  20. z. GEZIM PODGORICA
  21. z. SHKËLQIM MUÇA
  22. z. THEODHORI SOLLAKU
  23. z. VASIL BICI

/Ora News.tv/