Të gjithë presin Luka Modric, Inter pranë "Mister X"

Të gjithë presin Luka Modric, Inter pranë "Mister X"

Ndërsa tifozët ëndërrojnë ardhjen e Luka Modric, Inter duket se ka projektuar një tjetër goditje të madhe.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Monako, Keita Balde që në orët e fundit duket gjithnjë e më pranë klubit Suning. Një negociatë që është që ka zgjidhur shumë enigma javët e ardhshme, por në mbrëmjen e së hënës ka pasur përshpejtimin vendimtar: Marrëveshjen e arritur në bazë të një huazimi me të drejtë blerjeje të vendosur për shifrën e 30 milionë euro.

23 vjeçari i cili u shit një vit më parë nga Lazio te Monako për 30 milionë + 2 të tjera bonus. Në atë kohë, në garë për shërbimet e tij ishte dhe Interi, me drejtuesit që nuk ofruan ofertën e duhur në derën e bardhekaltërve.

Ai do të kompletojë fazën e avancuar tek zikaltërit, e me Keita që është i aftë të luajë në disa pozicione, si në krah, pas sulmuesit kryesorë dhe si pykë.

EMISIONET