Të gjithë në ankth për të ardhmen e Ronaldos, ylli i futbollit pushime në Greqi

Ndërkohë që të gjithë po presin me ankth për të mësuar mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos, ylli i futbollit ka nisur pushimet në Greqi.

33-vjeçari është zbuluar se po pushon në Costa Navarino të Greqisë së bashku me familjen e tij.

E dashura e futbollistit, Georgina Rodriguez ka publikuar një fotografi duke u puthur me Cristiano.

Sipas mediave lokale, ai dhe familja e tij arritën me aeroplan privat në aeroportin më të afërt dhe pastaj u transferuan në hotel me helikopter, ku janë vendosur masa të jashtëzakonshme të sigurisë për të garantuar privatësinë e tyre

Mesa duket sulmuesi ka vendosur të 'mbrohet' nga thashethemet që janë përhapur këtë javë.

Raportohet se Ronaldo do transferohet tek Juventus për një shumë prej 80 milion pound.

EMISIONET