"Të gjithë mendoni lekët", Rama-qytetarit: S'ta pret rradakja koston e të qënit Kryeministër!

Si në çdo qytet, edhe në  Lezhë nuk kanë munguar replikat mes qytetarëve dhe Kryeministrit Rama gjatë "llogaridhënies".

Një lezhian ngriti shqetësimin para Ramës për mungesën e investime në fshat, shëndetësinë falas etj.

Duke e parë në sy Ramën, ai i tha se ka kaluar 9 Kryeministra por të paktë kanë qenë ata që kanë menduar për popullin, duke i kujtuar se të gjithë e kanë mendjen tek paratë dhe përfitimet personale.

Kjo shenjë barazie me të tjerët nuk i pëlqeu Ramës që në kundërpërgjigje i argumentoi me "prova" qytetarit se pse të drejtosh vendin nuk është aq e lehtë sa duket.

Duke pranuar problematikat, Rama tha se qeveria mbetet e angazhuar për të bërë edhe më shumë në këtë mandat sesa është bërë deri tani.

Qytetari: Për njeriun është Zoti në qiell dhe qeveria në tokë, që jeni ju Zoti i dytë.Për shumë probleme dhe gjëra ju shfajësoheni. Nuk të dëgjova asnjëherë duke diskutuar për fshatin, për bujqësinë, pastrimin e kanaleve, për qumështin që nuk dimë ku e japim dhe nuk marrim lekë fare.Edhe për shëndetësinë unë e di që shëndetësia nuk është falas, nëse është falas për ju Kryeministër se për popullin nuk është falas, është me lekë dhe me lekë shumë mandje ose vdes ai që nuk ka lekë.

Edhe për arsimin, gjimnazet në fshatra nuk duhet të jenë të tilla.Jo të gjithë gjimnazistët shkojnë në shkollë të lartë dhe vetëm me shkollë të mesme nuk shkon as çoban lopësh. Pse të mos bëhen shkollat e mesme në fshat profesionale? Edhe po nuk gjeti punë në shtet apo privat, të paktën i shërben lopës së vetë, tokës së vet, shtëpisë së vet me dije jo padije.Të gjithë kemi tokë, asnjë bujk nuk është.Të gjithë kemi lopë nuk jemi blegtorë.Njeriu ka nevojë për shtetin, shteti ka nevojë për njeriun një herë në katër vjet.

Njeriu ka nevojë katër vjet për shtetin.Fshatari nuk ka rrogë, nuk ka punë.Tokën e kanë marrë të ardhurit, ne vendalinjtë kemi tokë sa për të mbijetuar. Je kryeministri i 9 që kam kaluar, por pak kryeministra mendojnë për popullin e thjeshtë.Zotëri, unë kam problem për pronat.

Rama: Zotëri të dëgjova unë se e kisha mendjen në mësim, lëre mikrofonin tani se the shumë. Shumë njerëz mendojnë se kjo puna që bëj unë është qejf i madh.Që ta dijë zotëria jote për të bërë këtë punë dhe për ta bërë si duhet ka një kosto që ty nuk ka rrok rradakja.Ka një kosto familjare, shpirtërore, fizike dhe është një punë që ka një peshë mbi kokë dhe supe që po nuk e provove nuk e kupton.

Është e drejta jote dhe e shumëkujt të mendojë se jemi të gjithë njësoj.Të gjithë këtë punë e bëjmë se i shohim ato që ti bën me dorë kështu(për lekë).Por unë e kam pasur të qartë që kur kam qenë shumë i ri dhe nuk kam qenë në këtë punë që në fund, dy metra dhe mbeten.Zotëria jote që qesh qofsh gjithmonë i lumtur por duhet ta provosh që ta kuptosh.

Unë nuk fola për shumë gjëra por thashë disa të rëndësishme.Në Shqipëri ka qindra-mijëra histori suksesi në fshat. Kjo është e lidhur me mendjen dhe vullnetin për të bërë gjënë e duhur duke u nisur nga mendja.

Sa i përket qumështit, ne kemi një problem shumë të madh sepse kemi fabrika qumështi që rrezikojnë të falimentojnëe si rezultat i ndotjes së qumështit. Ajo që ne kemi bërë dhe kemi kërkuar dhe me fondin e ri të mbështetjes financiare të fermerëve është që kush do të futet në këtë sistem  të marrë mbështetje finaciare nga shteti por shteti nuk mund të vijë tek shtëpia ta sjellë mbështetjen financiare.Për të marrë mbështetjen financiare nga shteti duhet bërë një projekt dhe duhet bërë një aplikim dhe prapë këto gjëra në Shqipëri ka plot njerëz që i bëjnë.

Shëndetësia nuk është falas, kjo është e vërtetë. Por nëse thua në spital të gjithë vdesin e ke gabim shumë.Sot shëndetësia është një sistem që ka shumë probleme, por nëse e kthejmë kokën pas dhe e shohim si ishte katër vjet përpara edhe këtu në spitalin e Lezhës, nuk ka të krahasuar me si është sot.

Ajo që na bashkon mua dhe ty është që duam të bëjmë shumë më tepër. Sa shumë më tepër do të bëjmë varet nga të dy bashkë, domethënë nga secili.Transformimi që ka nisur është rrënjësor.Prapë do ketë probleme, situata të vështira, fshatra që nuk kanë rrugë diku, se po ti bënim të gjitha sa hap e mbyll sytë do të ishim magjistarë jo njerëz. Por atë parën mos ma harro, nuk jemi të gjithë njësoj. Dhe ka një fjalë të mneçur që thotë: Po të shkoi mendja pa prova se tjetri ka bërë diçka apo bën diçka që nuk është e mirë ose e ke bërë vetë ose të shkon mendja se mund ta bësh vetë.

EMISIONET