Të gjithë e duan Agim Krajkën ishte koncerti që u mbajt të premten, 7 dhjetor,  në nder të mjeshtrit të muzikës dhe në përmbyllje të 60 vjetorit të Ansamblit Popullor.

Gjatë koncertit mjeshtri Agim Krajka u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. 

Mbrëmja ofroi momente speciale dhe prekëse, kur në skenë u ngjitën djemtë e mjeshtrit, të cilët kishin kompozuar një pjesë në nder të të atit.

Emrat më në zë të muzikës shqiptare u ngjitën në skenë.

Agim Krajka i kushtoi çdo ditë të karrierës së tij folklorit, duke e eksploruar në çdo cep të Shqipërisë, për ta pasur si muzën më të shtrenjtë.

/Ora News.tv/