"Të dënuar, ish-sigurimsa dhe kopjacë", PD prova të reja për anëtarët e KLP-KLGJ
Deputeti i Partisë demokratike Oerd Bylykbashi, dhe juristi Gazmenda Bardhi, publikuan fakte që sipas tyre tregojnë se procesi për këshillin e lartë gjyqësorë dhe atë të prokurorisë është i delegjetimuar dhe tentativë e kryeministrit për të kapur drejtësinë.
Bylykbashi: Është përzgjedhur politikisht për të garantuar që në çdo rast, rezultati i kandidaturave që duhet t'i prezantohet Kuvendit për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë jashtë sistemit të drejtësisë, të jetë i kontrolluar nga Edi Rama.
Juristi Gazmend Bardhi u ndal tek të paktën 5 kandidatë nga dhjetë në total të përzgjedhur për anëtarë të KLGJ dhe KLP, duke theksuar se nuk përmbushin kriteret.
Bardhi: Prokuroria ka konkluduar përfundimin e verifikimeve dhe konstatimin se subjekti deklarues Altin Hazizaj, kandidat për anëtar në KLGJ përfshihet në fushën e veprimit të ligjit të dekriminalizimit.
Edhe kandidati Sokol Lamaj sipas Bardhit nuk përmbush kriteret.
Bardhi: Rezulton që zt.Lamaj jo vetëm nuk ka paguar rregullisht detyrimet tatimore por është subjekt i masave administrative.
Fakte kundër kishte dhe për të përzgjedhurin Kozma Jano.
Bardhi: Shtetasi Kozma Jano, ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit me pseudonimin "Telefoni".
Edhe kandidati Ilir Panda sipas PD rezulton që nuk përmbush kriteret.
Bardhi: ONM ka konstatuar se zt.Panda ka qenë i angazhuar politikisht në nivele shumë të larta në të kaluara.
Alfred Balla i propozuar nga shoqëria civile nuk përmbush kriteret e kërkuara, dhe kjo e konstatuar edhe nga ONM.
Bardha: Ky kandidat nuk plotëson kriteret ligjore të parashikuara nga neni 152, pika 2 shkronja D, nuk është i angazhuar në 5 vitet e fundit në shoqërinë civile. Përveç kësaj, platforma e paraqitur nga ky kandidat është plagjiaturë e një platforme të paraqitur nga një kandidat tjetër.