Të dashurën e ka zënë paniku nga i fiksuari që e përndjek, 23-vjeçari nuk di si ta shpëtojë

Të dashurën e ka zënë paniku nga i fiksuari që e

Një djalë është tepër i shqetësuar nga situata në të cilën ndodhet. Ai dhe e dashura e tij janë përballur me përndjekje dhe qindra mesazhe për shkak të një djali të fiksuar.

23-vjeçari kërkon ndihmën e psikologes Deidre që të shpëtojë partneren, të cilën e ka zënë paniku.

Letra: Prej disa muajsh, unë dhe e dashura ime jemi përndjekur nga një djalë që ajo e dinte kur ishin adoleshentë. Unë e njoha atë para gjashtë muajsh. Ajo është 22 vjece, unë jam 23 vjece.

Ajo më tha se ky djalë i dërgonte mesazhe të rastësishme, por më pas e teproi. Në dy muajt e fundit, ai i ka dërguar më shumë se 400 mesazhe dhe nuk mund të numëroj sa herë e ka telefonuar.

Ajo u përpoq ta injoronte por ne vumë re një makinë duke na ndjekur gjatë rrugës për në shtëpi pasi dolëm një natë. Kur hymë brenda, ajo mori një mesazh ku i tregonte se ku kishim qenë, kështu që kuptohej se na kishte përndjekur gjithë natën.

Të dashurën time e kapi paniku.

Deidre: Nuk është çudi që e ka kapur paniku. Përndjekja është një krim dhe shkakton dëm serioz. Thuaji asaj të mos përgjigjet, por të mbajë screenshot të të gjitha mesazhet dhe një regjistër të hollësishëm të incidenteve dhe ta raportojë këtë në polici.

Ajo gjithashtu duhet të informojë vendin e saj të punës për tu siguruar që ai nuk mund të hyjë në ndërtesë. Nëse sheh përndjekësin, ajo duhet të shkojë në vendin më të afërt dhe të telefonojë policinë.

EMISIONET