Te Atalanta shfrenojnë fantazinë, kërkojnë shërbimet e Lionel Messit

Te Atalanta shfrenojnë fantazinë, kërkojnë shërbimet e

Lionel Messi mbetet ëndrra e çdo skuadre, sado e vogël që të jetë ajo. Një prej tyre është dhe Atalanta, me presidentin e klubit italian, Antonio Percassi që kërkon medoemos shërbimet e "pleshtit" argjentinas.

"Ai është lojtari që unë do të doja t'i paraqisja tifozëve në stadiumin tonë të ri. Për fat të keq, kjo është e pamundur. Punimet për stadiumin janë në vazhdim. Ne do të luajmë dy ose tre ndeshjet e fundit në "Atleti Azzurri d'Italia". Alternativë mbetet dhe stadiumi i Sassuolës, "Mapei", ku Atalanta luajti ndeshjet e tyre në Europa League në sezonin e kaluar dhe play-offs gjatë këtij sezoni. Asgjë nuk është vendosur akoma, por është në zhvillim e sipër ".-tha fillimisht Percassi.

Gjithashtu, numri 1 i Bergamaskëve foli dhe për të ardhmen e skuadrës, si dhe synimet në këtë sezon.

"Djali im, Luca ka folur tashmë për rëndësinë e sektorit të të rinjve dhe promovimin e lojtarëve të Primavera. Qëllimi ynë është që të shmangim rënien dhe pastaj të shohim se çfarë ndodh. Mendoj se ky ekip mund të kualifikohet në Europa League. Ne mund të kishim shmangur eliminimin nga Kopenhageni. Disa nga lojtarët tanë do të largohen me formulën e huazimit dhe të tjerët do të qëndrojnë. Dëshira jonë është të nisim me të rinjtë tanë ".-përfundoi 65 vjeçari.

Momentalisht Atalanta ndodhet në vendin e 7-të me 21 pikë, një pikë larg zonës europiane.

EMISIONET