Hetimet për protestën, verifikim edhe veprimeve të Gardës dhe Policisë

Hetimet për protestën, verifikim edhe veprimeve të Gardës

Për të 16 të arrestuarit e protestës së opozitës, prokuroria do të kërkojë masën “arrest me burg”. Materialet kanë mbërritur në Gjykatën e Tiranës mesditën e së dielës, ndërsa masa e sigurisë do të zhvillohet  të martën. Ndërkohë kanë nisur verifikimet edhe për planin e masave të Gardës së Republikës dhe Policisë.

16 të arrestuarit e protestës së opozitës që u zhvillua ditën e shtunë do të dalin të martën para gjykatës.

Për të gjithë të pandehurit do të kërkohet  “arrest me burg” nga prokuroria,  ndërkohë që ndaj tyre rëndojnë katër akuza që nga shkatërrimi i pronës me zjarr e deri të goditja e dhuna ndaj punonjësve të policisë.

Arrestimi i tyre u bë në bazë të  pamjeve filmike të policisë  si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanq fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve.

Identifikimi i tyre u bë në kohë rekord  nga efektivat e policisë së kryeqytetit, por dhe agjentët e krimeve të ardhura nga rrethet të cilët kanë verifikur veprimet e tyre. Mes të ndaluarve ishte dhe një 80 vjeçar nga Lezha

Por ndërkohe Prokuroria do të verifikojë edhe veprimet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, për planin e masave që janë marrë para dhe gjatë protestës si dhe a është zbatuar ai plan dhe a ka patur tejkalim të kompetencave të policisë.

Gjithashtu pritet edhe përfundimi i ekspertizave të policisë shkencore për lëndet e përdorura në protestë si nga ana e protestuesve dhe nga ana e Policisë dhe Gardës.

     

Të arrestuarit janë:

1 -Florenc Hoxha

2 -Emanuel Nallbani

3- Naim Haxhiu

4-Andon Gjini

5-Resul Daci

6- Suzana Dimushi

7-David Linati

8-Hasan Jakupi

9-Ilir Hamedini

10-Festim Taku

11- Sajmir Rexhepi

12-Mitat Fieraku

13-Lefter Jakupi

14-Pëllumb Sheluka

15- Veljan Dine

16-Ndue Tuci



EMISIONET