Gjashtë të arrestuarit me 82 kallëpë tritol në u lanë në “arrest me burg” derisa prokuroria të përfundojë hetimet. 

Ata duhet të qëndrojnë në qelitë e paraburgimit, me akuzën e prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve plasëse dhe armëve luftarake.

Ata akuzohen se merrnin porosi për të montuar mina me telekomandë, ata do të qëndojnë prapa hekurave.

Ky ishte vendimi i Gjykatës së Elbasanit, për 6 të arrestuarit mbrëmjen e vonë të 7 shkurtit.  

Në një aksion blic, të koduar “Porosia”, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë mësynë në Elbasan, ku prangosën të rinjtë nga fshatrat e Pogradecit, teksa 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Në seancën gjyqësore të kësaj të diele, prokurori Ridvan Sula kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për ta, kërkesë e cila u pranua nga gjykatësi Ramazan Avdiu. 

Përpos 82 kallëpëve tritol, atyre iu gjetën 2 armë zjarri, qindra fishekë dhe një sasi e vogël droge. 

Për çdo minë të telekomanduar, ata kërkonin nga 500 deri në 800 euro. Tritolin e siguronin nga guroret dhe minierat e Pogradecit. 

Deri më tani, nuk ka dalë emri i ndonjë personi që ka porositur lëndë plasëse tek ky rrjet kriminal, ndërsa grupi hetimor po verifikon disa lidhje farefisnore dhe miqësore të të arrestuarve.

Ndaj Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo u caktua masa e sigurise "arrest me burg" 

Arrestimet u kryen mbremjen e 7 shkurtit





/Ora News.tv/