Tayna: Talenti nuk mjafton për të arritur sukses në muzikë!

Tayna: Talenti nuk mjafton për të arritur sukses në muzikë!

U bë e famshme që kur publikoi projektin e parë muzikor, por talenti nuk i mjaftoi që të arrijë sukses në këtë treg.

Tayna ka zbuluar se talenti duhet patjetër, por edhe disa gjëra të tjera që të bëjnë të arrish majat në toplistat muzikore.

“Duhet të kesh talent patjetër, por duhet të kesh dhe fat dhe të dish lojërat e këtij biznesi dhe të njoftosh njerëz të duhur që përshtatesh me ta, që të ndihmojnë dhe i ndihmon”, tha ajo në emisionin “Express Morning”.

Së fundmi, ajo ka publikuar projektin e ri "Aje" në duet me Ledri Vulën, i cili rezultoi po aq i suksesshëm sa hitet e tjera.

EMISIONET