Taylor Swift nuk di të ndalë së thyeri rekorde. Këngëtarja sapo ka publikuar albumin e saj të gjashtë dhe ka arritur që të shesë mbi 717,000 kopje vetëm në 1 ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “

Reputation” u publikua në në 10 nëntor nëpërmjet Big Machine Records dhe shifra e shitjes mund të rritet më akoma më shumë.

Nëse albumi vazhdon të rrisë ritmin e shitjeve, mund të shesë mbi 1 milion kopje brenda datës 16 nëntor dhe mund të kapërcejë shifrën debutuese të albumit të saj të fundit, të vitit 2014, i cili arriti të kishte 1.29 milionë kopje të shitura në javën e parë, raporton Billboard.

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/