Taylor Swift dhe i dashuri i saj Joe Alwyn drejt altarit

Taylor Swift dhe i dashuri i saj Joe Alwyn drejt altarit

Taylor Swift dhe Joe Alwyn e kanë mbajtur shumë private lidhjen e tyre.

Dhe tani raportohet se çifti po planifikon të fejohet në fshehtësi.

Pas dy vitesh lidhje, Alwyn mendohet se do ti propozojë për martesë këngëtares së famshme.

"Joe dëshiron ti propozojë shumë shpejt. Por dëshiron që ky moment të jetë i paharrueshëm dhe jashtëzakonisht i veçantë për këngëtaren,"-tha burimi.

Ndërsa shton se Swift do t'i thotë 'po' pavarësisht nga mënyra se si ai do ti propozojë.

"Ai është djali i ëndërrave të saj,"-shpjegoi burimi. "Taylor është shumë e lumtur."

Swift dhe Alwyn e kanë mbajtur lidhjen larg vëmendjes së mediave. Por kohët e fundit janë parë shumë së bashku. Javën e kaluar u fotografuan në qytetin e New York duke mbërritur në apartamentin e këngëtares.

EMISIONET