Taulant Seferi nis një aventurë të re, huazohet te FC Winterthur

Futbollisti i Shpresave, Taulant Seferi duket se nuk po arrin të gjejë rehati te Young Boys, duke qenë se pas një huazimi te skuadra e Wohlen në Ligën e Dytë zvicerane, ka ardhur një tjetër huazim.

Së fundmi, gjigandët zviceranë e kanë huazuar  21 vjeçarin në Ligën e Dytë, te skuadra e Winterthur.

Ai do të luajë me skuadrën e Ligës së Dytë deri në fund të sezonit që po vjen, duke shpresuar që të ketë më shumë minuta në këmbë, duke qenë se duhet të bindë edhe trajnerin Christian Panucci, pasi tashmë e ka kaluar moshën për të luajtur me kombëtaren e shpresave.



EMISIONET