Ish-zëvendës ministri i Energjisë dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi projektligjin e qeverisë për vendosjen e një tarife mbi naftën.

Bozdo u shpreh se nëpërmjet kësaj tarife, qeveria  po i paguan kompanitë dy herë.

Ish-zv.ministri thotë se sipas mendimit të tij ka lobime të forta nga grupet e interesit të biznesit që kjo gjë të ndodhë.

Eno Bozdo: Grupet e interesit janë plotësisht të interesuar që projektligji tu kalojë për shqyrtim sepse kompanive po ju paguhet stoku që kanë detyrim ligjor ta mbajnë dhe çmimin e tyre e kanë kaluar prej 20 vitesh në kosto. Pra ti po i paguan kompanitë dy herë për një punë që ata e bëjnë. Kjo është hapur kapje e qeverisë nga interesat e kompanive. Unë nuk kam provë për këtë dhe nuk mund ta them, por mendimi im është që ka lobime të forta nga grupet e interesit të biznesit që kjo gjë të ndodhë. Atë rezervë sigurie duhet që ta pagujnë.


/Ora News.tv/