Nëse keni ëndërruar një limuzinë si e Putin, tani mund ta bëni tuajën. 

Kjo për shkak se do fillojë prodhimi masiv i Aurus-it rus, i dizenjuar për eskortën presidenciale, në rajonin lindor të Tatarstanit. Automjetet e para do nxirren në treg nga linja e prodhimit në vitin 2020.

Projekti do të vihet në zbatim nga kompania ruse e prodhimit të automobilave Sollers në zonën e posaçme ekonomike të Alabuga, sipas Ministrit të Tregtisë Denis Manturov.

Sollers është i vendosur të prodhojë rreth 5.000 limuzina Aurus në vit, shtoi ministri.

Aurus aktualisht prodhohen si një seri e kufizuar. Prodhimi maksimal vjetor arrin 250 automjete.




/Ora News.tv/