"Tani je ëngjëll", fjalët prekëse të miqve për të riun shqiptar që u vra në Itali

I riu shqiptar Viktorian Picaku u ekzekutua me armë zjarri nga dy persona me motor mbrëmjen e së mërkurës në Itali.

24-vjeçari u vra në piacën Abbazia, në provincën Coratos në Bari. Autorët e kanë qëlluar 4 plumba drejt tij që e kapën në mushkëri dhe kokë.

Megjithëse ambulanca erdhi menjëherë në vendngjarje plumbat kanë qenë fatalë për jetën e tij.

Ai kishte precendent penal për krime të vogla në Itali por miqtë e tij italianë e kanë kujtuar duke thënë se tani Picaku është një ëngjëll që i mbron të gjithë.

"Më është thyer zemra, u prehsh në paqe vëlla. Kujtimi yt është brenda nesh... dhe tani unë e di që ti je një ëngjëll që do kujdesesh për të gjithë,"-shkruan miku i tij Alessandro Capogna.

Per me shume lexoni ne: Shqiptari vritet në një atentat në Itali, dyshohet për një vajzë

EMISIONET