Talenti i Juventusit i mahnitur nga Ronaldo: U habita që ma dinte emrin

Talenti i Juventusit i mahnitur nga Ronaldo: U habita që ma dinte emrin

Kur Rodrigo Bentancur u fut në dhomën private për të kryer testet e dopingut përpara ndeshjes së Kupës së Botës mes Uruguajit dhe Portugalisë, ai nuk e dinte se do të takohej me shokun e tij të ri të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Edhe pse ishte folur shumë për një kalim të portugezit tek Juventus, mesfushori uruguajian zgjodi të mos e pyeste ish-sulmuesin e Realit për këtë temë.

"Gjatë Kupës së Botës, mu desh të bëja testet e dopingut me Cristiano Ronaldon," u shpreh Bentancur për TyC sports.

"Ai më përshëndeti, madje më thirri dhe në emër dhe nuk e kuptova si e dinte emrin tim. Për momentin kishte zëra për transferimin e tij në Juventus, por unë nuk e pyeta për këtë temë. Ne folëm gjatë dhe jashtë fushë dukej një njeri i madh. Edhe pse e kam ndërruar vendin në dhomën e zhveshjeve, jam i lumtur që ai ka ardhur. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, dhe këtë gjë e ka treguar gjatë karrierës së tij dhe ne do të marrim më të mirën prej tij," vazhdoi më tej mesfushori i cili është i mahnitur nga portugezi.

Ronaldo ka nënshkruar një kontratë 4 vjecare dhe u prezantua zyrtarisht nga Juventus këtë të hënë.

EMISIONET