Talenti i Genoa "snobon" Seria A, firmos me Monaco-n për 5 vite

Talenti i Genoa  "snobon" Seria A, firmos me Monaco-n për 5 vite

Pietro Pellegri është lojtari më i ri i Monaco-s

Pellegri ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për pesë vite, teksa mendohet se do të fitojë një milion euro në sezon.

Monaco dhe Genoa kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij, ku shifra e kësaj marrëveshje mendohet të jetë 25 milionë euro plus bonuse.

Megjithatë, Genoa ka firmosur edhe një marrëveshje ku në transferimin e radhës së talentin italian do të fitojë 10%.

Por, Pellegri ka befasuar të gjithë pasi ka pranuar ofertën e transferimit tek skuadra e madhe franceze, Monaco.

16-vjeçari i talentuar italian ishte njëri nga emrat më të lakuar në Serie A rreth një kalimi tek njëra nga skuadrat e mëdha italiane.

 Për shërbimet e Pellegri interesim kishin shprehur Inter, Juventusi, Milani dhe Napoli.


EMISIONET