Me qëllim rënien e nivelit të dioksidit të karbonit, Bashkimi Europian po shqyrton mundësinë për të vendosur një taksë mbi transportin ajror, ku në fokus është goditja ndaj kompanive të karburantit.

Aktualisht ky plan është shqyrtuar me anë të një studimi që është mbajtur secret, nga Komisioni Europian, dhe më konkretisht i Transport Mjedisit.

Pritet që në mes të muajit qershor të ketë edhe një samit të ministrave të financave të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, në Hagë.

Studimi i mbajtur sekret, vlerëson efektet e një rritjeje të taksave në çdo shtet anëtar të BE-së, ku parashikohen tre skenarë. 

Heqja e TVSH-së për biletat, shtrirja e TVSH-së për të gjitha biletat ndërkombëtare, dhe futja e akcizës prej 330 euro për ton karburanti.

Në rastin e parë sipas vlerësimeve të BE-së, numri i avionëve të udhëtarëve, të vendeve të punës në aviacion dhe vlera e shtuar e sketorit do të rriteshin me11%, por edhe emwtimet e dioksidit të karbonit do të rriteshin po ashtu.

Në rastin e dytë duke shtrirë TVSH, pasagjerët, fluturmet dhe vendet e punës në aviacion do të binin me 7%, por efekti mbi PBB do të ishte e papërfillshme.

Ndërsa duke futur akcizën për karburantin, BE beson se në përgjithësi, shtrëngimi fiskal ka pasoja më negative sesa përfitimet e heqjes së TVSH-së në bileta.

Kjo do të bënte një taksim më të rëndë. Në një kontinent ku transporti është burimi kryesor i problemeve të ndryshimeve klimaterike, ato përbëjnë 27% të emetimeve të CO2.

/Ora News.tv/