Taksa për Serbinë, Tahiri për Ora News: Presioni ndërkombëtar të jetë i balancuar

Taksa për Serbinë, Tahiri për Ora News: Presioni

Ish-ministrja e Jashtme dhe ish-kryenegocatorja e Kosovës, Edita Tahiri në një intervistë për Ora News me gazetaren Beti Njuma tha se presion ndërkombëtar duhet të jetë i balancuar si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

Edita Tahiri: Faktori ndërkombëtar përfshirë edhe SHBA duhet të kenë një balancë në presionin që bëjnë.  Nuk duhet ti bëhet vetëm Kosovës presion. Edhe në këtë kohë të taksave Serbia ka vazhduar fushatën kundër njohjeve. Kështu që unë ftoj bashkësinë ndërkombëtare të jetë e balancuar në presionet ndaj edhe Beogradit, sepse vetëm kështu mund të mbërrijmë në një klime të vazhdimit të bisedimeve.

SHBA-të janë aleati kryesor i Kosovës dhe kombit shqiptar. Nuk duhet thjeshtëzuar këtë aleancë vetëm në një çështje që vjen si reagim dhe jo një veprim unilateral.

Unë mendoj që është me rëndësi që dialogu duhet të vazhdojë, por nëse vazhdon duhet që edhe pala serbe duhet të disiplinohet, të jetë bashkëpunuese, të ndalë fushatën e egër si dhe të përgatit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, sepse ky është një realitet që ka lindur nga shpërbërja e Jugosllavisë. Serbia ka mbetur me ato logjikat ruse, me një sjellje problematike në rajon. Problem është Serbia në rajon dhe jo Kosova.


EMISIONET