Taksa për Rrugën e Kombit, Braçe: Kryeministri po negocion me koncesionarin

Taksa për Rrugën e Kombit, Braçe: Kryeministri po negocion me

Deputeti i PS, Erjon Braçe deklaroi në emisionin e lajmeve të Ora News se kryeministri Edi Rama po negocion me kompaninë koncesionare në bazë të neneve përkatëse për taksën e rrugës së Kombit. 

Braçe tha se negociatat konsistojnë që përdoruesit e shpeshtë të asaj rruge duhet të marrin një dokument, një abone, një tarifë të reduktuar për këtë gjë. 

Erjon Braçe: Sot është tamam në kohën ku po negociohet sipas neneve të qarta në kontratë dhe sot jemi në kohën kur qeveria dhe kryeministri vetë po negocion me kompaninë koncesionare pikërisht mbështetur në nenet.  Zgjidhja është kjo që po negociohet dhe me kompaninë në bazë të neneve të kontratës.

Po negociohet që përdoruesit e shpeshtë të rrugës duhet të marrin një dokument, një abone, një tarifë të reduktuar për këtë gjë. 

E para dhe mbi të gjitha përdoruesit e shpeshtë të rrugës do operojnë me një abone me tarifë të reduktuar. E ka thënë kryeministri që ditën e parë.  E dyta, është pjesa e kompensimit që do ti vihet në dispozicion kontraktorit, palës publike në marrëdhënien koncesionare me kompaninë për tu kompensuar çdo njeri që preket nga tarifa e vendosur në rrugë. Së treti po negociohet dhe natyrisht kam marrë informacion edhe pas seancës në komision  se po negociohet për të gjithë banorët rreth e qark autostradës që duan hyrje dhe dalje në autostradë për të patur aksesin për të shkuar në shtëpitë e tyre.

Transporti urban me autobus apo me mjete të tjera të lëincesura duhet të përjashtohet. Ky është standardi gjerman dhe këtë i kam kërkuar sot edhe ministrit të ekonomisë që është pjesë e tavolinës së negociatave.



EMISIONET