Në vitin 2019, punonjësit me paga të ulëta do të kenë ulje të taksave.

Edhe pse në buxhetin e shtetit janë parashikuar lehtësira vetëm për rrogat e larta, në Komisionin e Ekonomisë u kërkua që të ndryshohet strategjia.

Blerina Gjylameti: Sugjerojmë disa ndryshime përsa i përket mbrojtjes së pagave më të ulëta, duke marrë parasysh faktin që në këto vite, në vitin e pestë tashmë, kemi pasur herë pas herë ngritje të këtyre pagave dhe në mënyrë të tillë ato hyjnë në fasha të cilat paguajnë tatim mbi të ardhurat.

Sërish në Komision mungoi opozita, ndërsa diskutimet u përqëndruan në evazionin fiskal.

Arben Ahmetaj: E dini që ka kompani që nuk duhet ti them me emër këtu sepse do të ishte thyerje e kodit, janë persona fizikë jo kompani. Janë të painkorporuar, i kanë të ardhurat 2 milion euro dhe nuk paguajnë asnjë lek, do ta korrigjojmë tani.

Dividenti për riinvestimet dhe taksimi i imputeve bujqësore po ashtu u kërkua që të ulen.

Në draft për paketën fiskale të vitit të ardhshëm parashikohet dhe rritja e akcizës për duhanin.

/Ora News.tv/