Taksa fermerëve për ambientin, Zuzi-zv/ministrit: Je në pozitë të vështirë, po të nxjerr unë!

Taksa fermerëve për ambientin, Zuzi-zv/ministrit: Je në

Ilir Halilaj, zv/ministri i Bujqësisë, i ftuar në "Ekopolitikë" tha pranoi se ka një taksë për plasmasin e serave, ndërsa Alban Zusi, tha se taksa është vendosur nga Ministria e Financave.

Pjesë nga debati: 

Halilaj: Importi i serave me konstruksionet përkatëse të tyre janë përjashtuar nga taksat. Plasmasi nuk është i përjashtuar. Është një akcizë për plasmasin për të shkaktuar sa më pak ndotje.

Zusi: Ilir, dëgjo. Ti je anëtar qeveri. E kuptoj që je në një pozitë të vështirë, por do të të nxjerr unë nga kjo pozitës. Nuk ka qenë Ministria e Bujqësisë që i ka bërë këto historira, kanë qenë mendjet djallëzore dhe të paditura të Ministrisë së Financave. Nëse nuk di Ministria e Financave se si të kontrollojë kodin e plasmasit nuk mund të shkatërrojë bujqësinë e Shqipërisë. Meqë hoqën TVSH-në e imputeve dhe e çojnë në 6% atë TVSH-në për produktet bujqësore është një mendje djallëzore. Sektori që përdor maksimumin e imputeve janë serat.    

 

EMISIONET