Taksa e banesës, nga maji në faturën e ujit

Taksa e banesës, nga maji në faturën e ujit

Duke nisur nga muaji maj, mos u habisin nëse në faturën e ujësjellësit do të shihni një shtesë në pagesë. Ajo që do të duhet të paguani është taksa e banesës, e cila e nis efektin e saj që nga 1 prilli.

Drejtori i politikave fiskale Niko Lera: Pra njësitë e pushtetit vendor kanë autoritetin dhe përgjegjësinë për mbledhjen e taksës së pronës, sic është mbledhur deri tani. Ndryshimi i vetëm është mënyra e llogaritjes. Nuk do të llogaritet me kuotë fikse për metër katëror, por me një përqindje të caktuar mbi vlerën. 

Ministria e Financave është duke menduar që në një moment të dytë këtë pagesë ta kalojë tek fatura e OSHEE, edhe pse taksa është e destinuar të shkojë në buxhetin e pushtetit lokal.

Drejtori i politikave fiskale Niko Lera: Interesi i kujdo është që kostoja e administrimit të tyre të jetë sa më e ulët dhe rrjedhimisht do gjendet ai agjent që ofron koston më të ulët. OSHEE mund të jetë një nga opsionet, sepse ka sistem të ndërtuar ka rrjet dhe infrastrukturë moderne. Mund të ketë kosto më të ulët administrative. 

Nga kjo pagesë do të përjashtohen vetëm një kategori e caktuar.

Drejtori i politikave fiskale Niko Lera: Pensionistët, ndihma ekonomike etj janë të përjashtuar nga kjo taksë. 

Në bazë të pagesës së re qytetartë do të paguajnë 0.05% të vlerës së një banese  dhe bizneset 0.2%.

Një shtëpi në Tiranë që ka vlerën 100 mijë euro, do të paguajë 50 euro në vit ose 4.1 euro në muaj.

EMISIONET