Media në Korenë e Veriut kanë rritur mundësinë se vendi i izoluar mund të 'vendosë marrëdhënie të reja' me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo vjen një ditë para takimit historik mes presidentit Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong-un.

Komentet shënojnë një ndryshim të tonit nga ana e Koresë së Veriut, pas dekadash armiqësi drejt SHBA-ve.

Ndërkaq, Trump ka thënë se ka një 'parandjenjë të mirë' rreth takimit të shumëpritur.

Të dy liderët mbërritën për bisedime, të parat mes një presidenti në detyrë amerikan dhe një lideri koreanoverior, në Singapor të dielën.

Trump shkroi në Twiter të Hënën në mëngjes se kishte 'ekzaltim në ajër' në vendin aziatik, në krye të takimit.

Ai shpreson se takimi mund të jetë fillimi i një procesi që do të shohë Kim të heqë dorë nga armët bërthamore.

Por perspektiva e Koresë së Veriut ka qenë gjithnjë më e padepërtueshme.

/Ora News.tv/