Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përjashton modelin libian për denuklearizimin e Koresë së Veriut, shkruan BBC.

Trump deklaroi se modeli libian për denuklearizimin e gadishullit korean nuk është i duhuri

Ai thotë se " Modeli libian nuk është aspak ai që kemi në mendje"

Me deklaratat e tij, Trump doli kundër këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, John Bolton

Bolton konfirmoi disa ditë më parë se administrata i është referuar këtij modeli për negociatat

Me konfirmimin e Bolton erdhi dhe reagimi i Pheninanit që kërcënoi me anulimin e takimit

Në 2003-shin Koloneli i Libisë Muammar Gaddafi ra dakord për të hequr dorë nga programi i vendit të tij për armët e shkatërrimit në masë në një deklaratë e cila ccuditi botën.

Shumica e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Libisë u hoqën brenda pak muajsh dhe u rivendosën lidhjet diplomatike midis vendeve. Vendi i Afrikës Veriore erdhi doli nga "i ftohti"

Por në vitin 2011 udhëheqësi autoritar u rrëzua nga rebelët dhe militantët e mbështetur nga NATO. Më vonë, ai u kap dhe u vra nga forcat rebele

/Ora News.tv/