Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka mbërritur në Singapor për takimin e caktuar me presidentin amerikan Donald Trump.

Takimi, i pari mes një lideri koreanoverior dhe presidentit në detyrë të SHBA, do të zhvillohet të Martën.

Trump e përshkruan këtë si një 'mundësi vetëm një herë' për paqen dhe thotë se të dy janë në një 'zonë të panjohur.'

Presidenti Trump do të vijë më vonë, po të Dielën.

SHBA-të shpresojnë se takimi do t'i japë start procesit të heqjes dorë nga ana e Kim për armët bërthamore.

Të dy liderët kanë patur një marrëdhënie të jashtëzoknshme 'ulje-ngritjesh' gjatë 18 muajve të shkuar, përfshirë fyerje dhe kërcënime para se të vendosnin të takoheshin kokë më kokë.

/Ora News.tv/