Takimi elektoral, PS pritet me protesta në Durrës

Partia Socialiste është pritur me protesta nga mbështetës të opozitës në Durrës, ku do të zhvillojë takimin elektoral përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në sheshin qëndror të qytetit "Liria", Rama do të prezantojë për kryetare të bashkisë, Valbona Sakon.

Përballë Sakos garon kandidatja e Bindjes Demokratike për bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari.

Protestuesit janë bllokuar nga policia dhe forcat speciale përmes një kordoni në rrugën para bashkisë së Durrësit. Tensionet mes tyre nuk kanë munguar.

EMISIONET