Takimi Bushati-Kotzias, e diela ditë e rëndësishme për bisedimet

Takimi Bushati-Kotzias, e diela ditë e rëndësishme për

E diela do të jetë një ditë vendimtare në diskutimet që ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë po zhvillojnë në Korçë.

Kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati foli për mediat në përfundim të ditës së dytë të diskutimeve duke theksuar se është bërë progres edhe pse negociatat janë të vështira.

Bushati: Besoj se duhet të na mirëkuptoni se këto janë diskutime jo të lehta, sa i përket faktit që tematika është e gjera, e shtrirë në kohë në 70 vite histori. Mund tju them që edhe në Korcë kemi bërë progres të qenësishëm. 

Çështja çame dhe minoritetet mësohet se janë në dosjet e rëndësishme që janë trajtuar në ditën e dytë të negociatave të nivelit të lartë mes Shqipërisë e Greqisë, të kryesuara nga ministrat e Jashtëm Ditmir Bushat dhe Nikos Kotzias.

Bushati: Nuk ka asgjë sekrete sepse temat janë thënë nga të dyja palët. Jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj edhe drejt zgjidhjeve konkrete.

Vëmendje ka marrë edhe çështja e marrëveshjes së kufirit detar mes dy vendeve pas raportimeve se kryeministrit Grek kërkon zgjidhje brenda Prillit.

Në ditën e parë të negociatave, në qendër ishin çështjen e pronës së kishës ortodokse. Palët nuk kanë përcjellë asnjë informacion zyrtar mbi diskutimet, por fryma duket pozitive, çka u tregua në mbrëmjen e së shtunës ndërsa delegacionet darkuan bashkë në zonën e pazarit të Korçës

Takimi i dy ministrave u shoqërua edhe më një protestë nga familjarë të  Pëllumb Marnikollaj të vdekur në Greqi dhe një grup aktivistësh

Ata kërkuan që ministrat të fusin në rendin e bisedimeve të tyre, keqtrajtimet, dhunën, dhe vdekjet e shqiptarëve në burgjet dhe në ambientet e policisë greke.

Negociatat e Korçës kanë ngjallur edhe reagime politike

Për demokratin Tritan Shehu nëse do të ketë marrëveshje ajo do të ketë çmim të lartë, por për socialistin nga radhët e minoritetit Andrea Marto pret fryte

Shehu: Jemi bërë të pabesueshëm edhe për partnerët gjë që na vështirëson edhe në marrëveshjet që mund të arrijmë sot.

Marto: Kanë qenë hapa pozitiv. 

Diskutimet mes dy delegacioneve vazhdojnë edhe të dielën.

EMISIONET