Takim brezash në Kuç të Vlorës

Takim brezash në Kuç të Vlorës

Për të 13-in vit radhazi në Kuç të Vlorës u mbajt takimi i brezave siç njihet atje festa e fshatit të njohur në labëri. Të rinj e të vjetër, ata që jetojnë aty dhe të tjerë të rikthyer u bënë bashkë në organizimin që synon promovimin e potencialeve të turizmit dhe zhvillimit të zonës.

Të rinj e të vjetër u bënë bashkë në festën e Brezave të Kuç të Vlorës.

Bashkë me ta u rikthyen për të festuar edhe banorë që janë larguar nga fshati me të shkuar historike, por dhe qytetarë të Vlorës e turistë .

Mes ture edhe drejtuesit më të lartë lokalë, prefekti e kryebashkiaku i Vlorës.

Këngët polifonike, vallet popullore e humori nga të famshmit parodistë të Vlorës i dhanë gjallëri fshatit të njohur 62 km nga qyteti që shtrihet në 620 metra  mbi det.

Por ky takim ishte edhe një moment reflektimi e vlerësimi për bij të zonës por edhe të huaj që vijojnë të japin kontribut për Kuçin.

Festa e Kuçit që këti vit u organizua për të 13 vit radhazi është një prej më jetëgjatave në bashkinë e re të Vlorës, dhe shihen si mundësi për promovimin e potencialeve të turizmit dhe zhvillimit.

Festa vijoi deri në orët e vona, duke lënë gushtin e vitit të ardhshëm për takimin e radhës në Kuç.



EMISIONET