Tajvan, spitali përfshihet nga flakët, deri tani 9 të vdekur

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pasi një spital në Tajvan u përfshi nga zjarri, njoftoi media shtetërore.

Zjarri nisi në katin e shtatë të spitalit në Neë Taipei City mëngjesin e së hënës.

Rreth 16 persona të tjerë, duke përfshirë pacientë dhe stafin mjeksor, janë në gjendje kritike.

Shkaku i zjarrit ende nuk është i qartë, megjithëse mediat vendase raportojnë se mund të ketë filluar nga një defekt elektrik në një shtrat të lëvizshëm.

33 pacientë dhe tre anëtarë të stafit u evakuan nga spitali Weifu në rajonin verior të qytetit pasi zjarri shpërtheu rreth orës 04:36 të hënën.

Zjarret janë të zakonshme në Tajvan, ku masat për parandalimin e zjarrit nuk zbatohen në mënyrë strikte.

Në vitin 2012, flakët që përfshinë një spital lanë 12 pacientë të vrarë dhe të paktën 60 të plagosur.

EMISIONET