Zhytësit në Tajlandë kanë shpëtuar tashmë katër nga 12 djemtë që janë bllokuar brenda në shpellë.

Dhe ata shpresojnë të shpëtojnë pjesën tjetër gjatë dy ditëve të ardhshme.

Por në ndërkohë, Elon Musk ka vazhduar të punojë në strategjitë alternative që zhytësit mund të përdorin nëse zhytja në ujrat e shpellës do jetë e vështirë për të shpëtuar futbollistët e mbetur brenda dhe trajnerin e tyre.

Të shtunën, Musk tha se ka ndërtuar një "nëndetëse" në madhësinë e fëmijëve. Sipas themeluesit të SpaceX dhe Tesla "nëndetësja" është rrugës drejt Tajlandës me shpresën se do të jetë e dobishme në përpjekjet për ti shpëtuar.

"Nëndetësja" është e pajisur me oksigjen dhe është aq e vogël spër të kaluar nëpër kalime të ngushta. Sipërmarrësi i miliader shpërndau fotot dhe videot e pajisjes metalike në Tëitter.

Musk në video shihet duke testuar pajisjen në një pishinë të shkollës së mesme në Los Angeles.




/Ora News.tv/