Tajlanda goditet nga stuhia më e keqe e këtyre 30 viteve

Tajlanda goditet nga stuhia më e keqe e këtyre 30 viteve

Stuhia tropikale Pabuk mbërriti të premten jugun e Tajlandës duke sjellë shira të dendur dhe erëra të fuqishme. 

Sinoptikanët thonë se kjo stuhi pritet të jetë më e keqja që godet rajonin në 30 vjet.

Stuhia e kapi Tajlandën në kulmin e sezonit turistik, duke sjellë largimin e mijëra njerëzve nga ishuj të njohur për pushuesit, si Koh Samui, Koh Tao dhe Koh Phangan. Sipas BBC-së, në turistët e bllokuar në Koh Samui për shkak të shiut dhe erës janë ndeshur edhe me ndërprerje të shkurtra të energjisë. 

Autoritetet kanë këshilluar banorët e zonave të prekura që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura pas orës vendore 16:00 deri të shtunën në mëngjes.

Ndërsa stuhitë janë të zakonshme për Gjirin e Tajlandës në këtë kohë të vitit, stuhia Pabuk mendohet të jetë më e forta e dekadës që godet në pikun e sezonit të pushimeve.

Në të kaluarën, stuhitë tropikale kanë vrarë qindra njerëz, por autoritetet thonë se janë të përgatitur dhe të aftë për t'iu bërë ballë të papriturave. Stuhia e fundit e tropikale me pasoja fatale ishte tajfuni Gay, që goditi Tajlandën në vitin 1989 dhe la mbi 800 viktima. 

EMISIONET