Partia Demokratike nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku thotë se Përgjysmimi me vendim qeverie i çmimit të tokës tek Teatri, është pjesë e planit mafioz për ndërtimin e 6 kullave. 

Vendimi për përgjysmimin e vlerës së tokës sipas deputetes demokrate qeveria e ka marrë në vitin 2016.

Tabaku: Në vitin 2016, vit kur Fusha u bë pronar, Edi Rama e zhvlerësoi pronën nga 1 milionë e 200 mijë lekë për m2 që ishte në vitin 2012 në më pak se 670 mijë lekë të vjetra për m2.

Por mafies Rama-Fusha- Veliaj as kjo nuk i mjafton. Tani kanë nisur të kërcënojnë pronarët e ligjshëm, të cilët nuk duan t’ua shesin pronën me një çmim qesharak një kompanie, prapa të cilës qëndron kryeministri i vendit.

/Ora News.tv/