Tabaku: E keqja që ka kapluar universitetin rrjedh nga ligji i Arsimit të Larta

Tabaku: E keqja që ka kapluar universitetin rrjedh nga ligji i Arsimit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e shikon problematikën e studentëve tek ligji i Arsimit të Lartë i hartuar dhe miratuar tri vite më parë. Sipas saj, tarifat rriten çdo vit.

Reagimi i plotë i Tabakut:

Tre vjet më parë në Kuvend u përplasën dy grupe. Qeveria e sotme që këndonte këngën e oligarkëve dhe hartuesve realë të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe opozita që luftoi në krah të studentëve dhe pedagogëve.

Asaj kohe ministri Nikolla dhe kryeministri Rama zotoheshin se nuk ka tarifa të larta. Por ja ku jemi sot.

Tarifat rriten për vit, universitetet publike rrënohen ndërsa fitimtarët janë veç ato që e financuan gjoja reformën.

Kush pranoi në heshtje u shpërblye me poste publike ndërsa studentët dhe pedagogët ndëshkohen me një ligj jo funksional dhe anti-kushtetues.

Në atë debat i pyeta drejtpërdrejtë si ministren edhe kryeministrin për pasojat administrative dhe ato monetare.

Këmbëngulën në të kundërtën megjithëse sot studentët po ngrihen për shqetësimet që i drejtova qeverisë.

Ministrja sot luan kukafshehtin ndërsa kryeministri e nxjerr atë për të testuar sjelljen e studentëve.

E keqja që ka kapluar sot universitetet nis nga ky Ligj dhe nga gjoja Reforma. Asgjë nuk zgjidhet nëse Ligji nuk rishikohet apo pezullohet.

Asgjë nuk zgjidhet nëse pas katër pikave të studentëve nuk abrogohet ligji plotësisht.

EMISIONET