Gennaro Gattuzo është tekniku më i levërdisshëm në Seria A italiane.

Sipas një hulumtimi të bërë nga "Football Italia" ish-mesfushori i Milanit, i cili prej 3 muajsh është emëruar në postin e trajnerit të kuqezijve merr vetëm 120 mijë euro në sezon. Një shifër qesharake kjo, duke parë shifrat që drejtuesit e Milanit kanë investuar në skuadër. Por sipas mediave italiane, Gattuzo-n e mban ende në lojë kontrata e firmosur më parë me kuqezijtë, ajo kur 40 vjeçari drejtonte të rijtë e Milanit.

Këtë listë të veçantë e kryeson bindshëm tekniku i Juventusit Massimiliano Allegri që merr 7 milionë euro nga kontrata me bardhezijtë, ndërsa ndjek nga afër Luciano Spalletti që paguhet me 4 milionë euro në sezon.

/Ora News.tv/