Një episod shumë interesant vjen nga Bundesliga gjermane.

Në takimin e së dielës midis Koln dhe Fraiburg kushtet atmosferike bën që takimi të nis me 15 minuta vonesë, ndërsa bora të “pushtonte” fushën.

Por kjo nuk është aspak çudi. Kur po luhej minuta e 16-të dhe Koln ishte në avantazh të një goli, albitri kryesor i ndeshjes akordoj një penallti në favor të vendasve.

Pika e bardhë ishtë mbuluar nga bora sa mezi dukej dhe albitri për të gjetur pikën e penalltisë u nis nga vija fatale e  portës së Fraiburg, dhe me hapa gjeti vendin ku do të egzekutohej 11 metërshi, penallti që u shndërruan në gol nga sulmuesi Guirassy.

Përveçse një dozë spektakli e dha dhe albitri, “mbidozën” e dhanë dhe lojtarët në fushë, me Fraiburg që mori një fitore të çmendur 3 me 4, duke kthyer disavantazhin e pjesës së parë.



/Ora News.tv/