Supriza 'e pakëndshme', motra përlot Jonida Maliqin në studion e Tempora

Motra e madhe e Jonida Maliqit, Xhilda ka përlotur këngëtaren në studion e Tempora në Ora News.

Xhilda u shtir si një person tjetër dhe u përpoq të ulte vlerat e këngëtares.

Kur në fund këngëtarja kuptoi që ishte motra e saj, u përlot nga emocionet.

Sonila Meço: Ku ndodhesh aktualisht?

Xhilda: Kam gjysmë orë që dua të flas me ty dhe ti rri merresh  me tralala aty

Sonila Meço: Edhe njëherë të lutem se nuk e kuptova batutën

Xhilda: Kam gjysmë orë që dua të lidhem me ty, e ti merresh me tra la la

Sonila Meço: Më fal kujt po i referoheni në këtë rast

Jonida Maliqi: Kjo do të jetë ndonjë gjë

Sonila Meço: Ku ndodhesh, më thuaj ku je vendosur 'Nertila'?

Xhilda: Ka ndodhur kjo ngjarje. Kam 30 minuta që dua të lidhem me ty dhe ti, nuk e di me çfarë merresh

Sonila Meço: Ja po merrem me ty tani, më thuaj kush je?

Xhilda: Më fal Sonila me ke je aty?

Sonila Meço: Me Jonida Maliqin

Xhilda: Je me Jonida Maliqin? Unë kam 30 minuta  që dua të lidhem me ty dhe ti merresh me Jonida Maliqin.

Sonila Meço: Më thuaj ti me çfarë të merrem tjetër, ka ndodhur ndonjë gjë që ia vlen për Jonidën të merrem tani

Xhilda: Me Jonida Maliqin merresh aty domethënë? Me Eurovision e Jonida Maliqit?

Jonida Maliqi: O zemra ime Xhilda (përlotet)

Sonila Meço: Xhilda motra e Jonida Maliqit, e paparë. Ne kishim folur por jo për interpretime kaq të mëdha.


EMISIONET