Surpriza e Bojken Lakos për 25-vjetorin e ‘ditëlindjes’ artistike

Surpriza e Bojken Lakos për 25-vjetorin e ‘ditëlindjes’

Bojken Lako festoi 25 vjetorin e krijimtarisë artistike.

Rokeri e festoi ‘ditëlindjen’ e karrierës së tij me një koncert në dhjetor. Por Bojken, i ftuar në emisionin Late Night Show në Ora News , zbuloi se festa nuk mbaroi me aq.

Ai rrëfeu se do të sjellë një album të ri që pritet të dalë në vjeshtë të këtij viti.

Bojken Lako: Në fakt kisha një vit e gjysmë që kisha planifikuar një koncert për 25 vjetorin e krijimtarisë sime. Isha i detyruar ta bëja në dhjetor këtë koncert por ajo që do të promovoj realisht për 25-vjetorin e krijimtarisë sime është një album, me 14 këngë. Do ta bëjë në pranverë ose vjeshtë, gjithmonë në varësi të produksionit sepse po mbaron albumi. Kam përshtypjen se do të dalë në vjeshtë pasi kemi pak punë me incizimet që nuk duam ti bëjmë në Shqipëri por jashtë. Atëherë do bëj promovimin e albumit dhe do jetë një koncert si gjysmë akustik i 25 vjetorit. Por në dhjetor e bëra sepse ashtu ishin datat dhe mbaronte ai viti tamam, sepse pastaj bëheshin 26, 27.

EMISIONET