Artistë nga 13 vende të botës janë bërë bashkë në edicionin e 9 të Apolo Art Colony” në Fier! Një artiste maqedonase tërhoqi vëmendjen e kolegëve dhe qytetarëve të Fierit ndërsa realizoi LIVE për dy orë një pikturë me përmasat 2 me 3 metra.

25 artistë nga 13 shtete të botës janë bashkuar në Fier në Edicionin e 9 të Kolonisë së Artit Figurativ “Apolo Art Colony”.

Por ishte artistja maqedonase Kasiopeja Naumoska ajo që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve me një performancë unike në ambient të hapur.

Kjo pikturë ka përmasat 2 me 3 metra dhe artistes iu deshën dy orë për ta realizuar nën nën sytë kureshtarë të qytetarëve fierakë dhe vëmendjen e kolegëve artistë.

Kasiopeja Naumoska: Jam për herë të dytë pjesë e  “Apollo Art Colony”! Me pëlqen pasi është plotësisht e ndryshe nga kolonitë e tjera të artit! Më krijon mundësinë që unë të shprehem para publikut me artin tim! Uroj që të gjithë të kene mbetur të kënaqur.

Ky vit shënon edicionin e 9 të Apolo Art Colony” duke u kthyer në një traditë të mirë dhe një aktivitet që i jep gjallëri jetës artistike të Fierit.

/Ora News.tv/