Joao Cancelo dhe Cuadrado nuk do të jenë mungesat e vetme për Juventusin në finalen e Superkupës së Italisë.

Bardhezinjtë pritet të udhëtojnë drejt Abu Dhabit pa kroatin, Mario Mandzukic. Sulmuesi i krahut ka pësuar një tërheqje muskulare gjatë stërvitjes së sotme, duke shtuar dhimbjet e kokës për Massimiliano Allegrin.

Megjithatë, stafi mjekësor i bardhezinjve nuk ka zbuluar kohën e rikuperimit të Mandzukic, i cili sipas të gjitha gjasave do të mungojë në ndeshjen e Kupës së Italisë, përballë Bolonjës, e programuar për tu luajtur këtë të shtunë.





/Ora News.tv/