Liverpool vendos diktaktin e tij në Europë për herë të katërt në histori. Skuadra "The Reds" zhvilloi një takim për tu harruar në "BJK Vodafone Arena" të Istanbulit, por i mjaftoi për të ngritur lart trofeun e Superkupës së Europës. Të besuarit e Jurgen Kloop kërkuan ndihmën e penalltive për të mposhtur Chelsea.

Me 90 minutat që u mbyllën me shifrat e barabarta, 1-1, as 30 minutat shtesë nuk dhuruan fitues, duke bërë që dy skuadrat t'i drejtohen ruletës ruse. Nga aty, ishte Liverpool që u tregua më e saktë, me Salah që realizoi penalltinë finale, ndërsa Adrian hipnotizoi Abrahamin për t'i lejuar Henderson të ngre lart trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë.

Takimi nisi mjaft elektrizues, me dy skuadrat që u munduan për të gjetur në befasi kundërshtarin dhe të "vrisnin" para kohe ndeshjen. Më rrëzikshëm përpara u shfaq Chelsea, që goditi edhe shtyllën me anë të Pedro. Gjithsesi, spanjolli vetëm sa mori masat e katërkëndëshit, pasi ishte Olivier Giroud që tundi rrjetën.

Francezi mori një top mjaft të mirë nga Pulisic dhe me një të majtë të hidhur kaloi në delir "Blutë e Londrës". Një gol që ndikoi negativisht te Liverpool, i cili pësoi sërish. Megjithatë, sistemi VAR i erdhi në ndihmë, duke anuluar çdo gjë dhe t'i drejtojë skuadrat drejt dhomave të zhveshjeve me avantazhin minimal të Chelsea.

Por, me rikthimin në fushë, dyshja Firmino-Mane fuksionoi në perfeksion. Braziliani mori një top në zonë nga Fabinho dhe me një prekje të lehtë shërbeu për Mane, i cili në dy kohë elektrizoi stadiumin. Me shifra të barabarta, Liverpool tentoi të mbyllte takimin para kohe, ndërsa Chelsea kërkoi ta shtynte fitimin e trofeut në vazhdime.

Ashtu siç ndodhi edhe në nisjen e pjesës së dytë, shtesat e para ishin fatsjellëse për Liverpool. Ishte sërish dyshja, Firmino-Mane që goditi për herë të dytë Chelsea. Gjithsesi, Blutë gjetën forcë për të reaguar dhe goli i Jorginho në minutën e 100 i drejtoi skuadrat drejt pikës së bardhë të penalltisë.

Nga aty, shënuan me radhë Firmino, Jorginho, Fabinho, Barkley, Origi, Mount, Alexander-Arnold, Emerson dhe Salah, ndërsa Abraham, në tentativën e tij u ndal nga Adrian, që u kthye në heroin e tifozerisë së kuqe.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes 

Mbyllet koha e rregullt





Akordohen 2 minuta shtesë

47' Liverpool e nis me marshin e 5-të pjesën e dytë. Mane shënon për 1-1 dhe tashmë spektakli është i garantuar.


46' Nis pjesa e dytë. Nga qendra, topi lëvizet nga Chelsea.

Zëvendësim te Liverpool. Chamberland mbetet në dhomat e zhveshjeve. Kloop hedh në fushë Firmino.

Mbyllet pjesa e parë. Udhëheq Chelsea, 1-0:

Është mbyllur me avantazhin minimal, 1-0 pjesë e parë e finales së Superkupës së Europës mes Liverpool dhe Chelsea. Edhe pse realizuan dy herë, pasi goli i Pulisic u anulua, "Blutë e Londrës" udhëheqin minimalisht nga djemve të Jurgen Klopp, të cilët nuk po gjejnë hapësira në mbrojtjen londineze. 

Ishte Pedro që fillimisht mori masat e katërkëndëshit të Adrian, me spanjollin që goditi traversën. Ndërkohë, në minutën e 36-të Pulisic dha një asist fantastik për Giroud, me francezin që nuk fali, duke shënuar për 1-0. Pak minuta më vonë, ishte amerikani që realizoi, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje.

45' Akordohet 1 minut shtesë

41' Sërish protagonist Pulisic. Amerikani lëviz mirë në zonë dhe shmang mbrojtjen për të shënuar golin e dytë. Gjithsesi, aksioni anulohet për shkak se anësori u kap pozicion jashtë loje.


38' Aksion mjaft i bukur i Pulisic, i gjeni gjen hapësira për të shërbyer për Giroud, që përballë Adrien nuk fal, duke kaluar në avantazh Chelsea.


30' Sërish këndore për Liverpool, Mane harrohet në zonë dhe godet me kokë. Ndalet pa probleme nga Kepa.

28' Goditje nga këndi për Liverpool. Kepa del në mënyrë të gabuar, por Van Dijk nuk përfiton, duke e dërguar sferën sipër traut

21' Aksion i bukur i Chelsea. Pedro bën gjithçka mirë në hyrje të zonës. Gjen hapësira dhe afrohet me portën. Godet, por sfera ndalet nga traversa.

10' Liverpool qarkullon bukur topin në sulm, por goditja e parë vjen nga Chelsea. Pedro tenton portën, por sfera përfundon jashtë.

1' Frappart sinjalizon nisjen e takimit, Liverpool lëviz topin e parë nga qendra.

Për ta ndjekur LIVE mund të klikoni te ky LINK

Interesant është fakti se dy skuadrat do të zbresin në fushë me një taktikë 4-3-3, teksa Oxlade-Chamberlain është rikthyer me ekipin, duke marrë edhe fanellën e titullarit në dëm të Firmino. Ndërkohë, Xherdan Shaqiri do e nis nga stoli.

Formacionet zyrtare:

/Ora News.tv/