Java e 16-të në Kategorinë Superiore ka sjellë mjaft rezultate interesante. Surpriza vjen në "Zeqir Ymeri", ku Luftëtari ka mposhtur Kukësin vendas me rezultatin 2-1.

Miqtë shënuan në pjesën e parë me anë të Abazaj në minutën e 44-të. 0-1 dhe kështu mbyllet pjesa e parë.

Në të dytën gjirokastritët arrijnë të shënojnë sërish duke dyfishuar rezultatin në minutën e 47-të me anë të Rroca.

Në minutën e 65-të vendasit arrijnë të reagojnë duke ngushtuar rezultatin me anë të Bakaj nga pika e bardhë e penalltisë. Por e kotë pasi rezultati përfundimtar ishte në favor të Luftëtarit, i cili arrin të marrë tre pikë të arta në Kukës.

Ndërkohë ndeshjet e tjera përfunduan me këto rezultate:

Kamza- Flamurtari 0-3

Laci- Lushnja 3-1

Partizani- Vllaznia 3-1

Skënderbeu- Teuta 3-1

/Ora News.tv/