Milot Rashica ka shënuar golin e parë në Bundesligën gjermane.  Mesfushori kosovar la Vittese për t'u  transferuar në  këtë merkato janari tek skuadra e Werder Bremen  po rezulton deçiziv përballë Koln.

Kur po luhej minuta 58-të e takimit,  21 vjeçari ka shënuar golin për 2-1, gol që i jep frymëmarrje skuadrës jeshile.

Kosovari shfrytëzoj mjaft mirë një pasim nga Kainz dhe mjaftoj një goditje teknike për të mposhtur portierin e Koln, Timo Horn.

Pas 10 minutash, Rashica u zëvendësua nga trajneri  Florian Kohfeldt , duke i lënë vëndin Isak Belfodil.

/Ora News.tv/