Sikur të mos mjaftonin rezultatet përtej pritshmërive, Kukësi i Armando Cungut ka humbur edhe forcat në sulm.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare në "Facebook", klubi verilindorë ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Haris Harba.

Boshnjaku, i cili u bashkua me klubin gjatë merkatos së verës luajti në 11 takime, ku shënoi dhe 2 gola. Nuk dihet ende arsyeja që detyroi boshnjakun të largohet nga Kukësi.

Njoftimi i plotë:

Futboll Klub Kukësi zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Haris Harban.

Sulmuesi ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Kukësin.

Boshnjaku, i cili u bashkua me ekipin tonë gjatë merkatos së verës regjistroi 11 aktivizime në të gjitha kompeticionet, duke realizuar 2 gola.

Klubi falënderon Haris Harban për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron njëkohësisht suksese në karrierë.

/Ora News.tv/