Sulmuesi kosovar firmos me klubin e kategorisë së dytë turke

Sulmuesi kosovar firmos me klubin e kategorisë së dytë turke

Vedat Muriqi ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.

Sulmuesi i përfaqësueses kosovare mbetet përsëri në kampionatin turk të futbollit, këtë radhë duke firmosur me Rizespor që militon në kategorinë e dytë turke.

Shtatlarti nga Prizreni ka nënshkruar me Rizespor për 2 vite e gjysmë, ndërsa shifra e transferimit nuk është bërë publike.

Muriqi në të kaluarën ka luajtur për Lirinë e Prizrenit, Teutën e Durrësit, Besën e Kavajës, Giresunspor duke shënuar dhe 40 gola. 23 vjeçari ka luajtur 7 takime me kombëtaren e Kosovës, duke gjetur dhe 1 herë rrugën e rrjetës.

EMISIONET