Sulmuesi argjentinas trazon ambjentin zikaltër, aksidenton një 37 vjeçare

Sulmuesi argjentinas trazon ambjentin zikaltër, aksidenton një 37

Pasdite aspak e qetë për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Sipas "Gazzetta dello Sport", Martinez është përfshirë në një aksident në Piazza Buonarroti në Milano, teksa ka përplasur në tokë një grua e cila po udhëtonte me biçikletë.

37-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por dëmtimet e saj nuk mendohet të jenë serioze. Incidenti vjen vetëm pak orë përpara sfidës së fundjavës ndaj Juventusit, ngjarje e cila mund të trazojë disi ambjentin zikaltër në prag të kësaj përballjeje mjaft të luftuar.

Argjentinasi u bashkua me zikaltërit nga Racing Club në verë, por deri më tani është përdorur me pikatore nga trajneri, Luciano Spalletti.

EMISIONET