Sulmi ndaj futbollistëve të skuadrës së water-polo të Crvena Zvezda i ka kushtuar lirinë 3 tifozëve kroat. Lajmi është konfirmuar nga policia kroate, e cila në një komunikatë zyrtare ka pohuar se tifozët kanë sulmuar fizikisht skuadrën serbe, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Më i lënduar duket se ka qënë portieri i Crvena, Alesandro Kralj, i cili gjatë sulmit pësoi thyrje të hundës.

Incident që ka ngjallur edhe reagimin e Ministrinë së brendshme kroate, e cila tha se përpos 3 të arrestuarve në kërkim janë edhe 2 tifoz të tjerë. Ndërkohë, qeveria serbe ka njoftuar se do të nisë një protestë zyrtare kundër Kroacisë, ndërsa qeveria kroate e dënoi sulmin dhe bëri thirrje për një veprim të shpejtë ligjor kundër sulmuesve.

Sulmi ndodhi pak orë para duelit mes Mornarit të Splitit dhe Crvena Zvezda, e vlefshme për kampionatin rajonal.

/Ora News.tv/