Sulmoi tre biznese me sëpatë, arrestohet 34-vjeçari

Sulmoi tre biznese me sëpatë, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Tiranës ka sqaruar një ngjarje e cila ka ndodhur në datën 27 nëntor në zonën e Laprakës në Tiranë, ku sipas policisë një person ka shkatërruar ambientet e brendshme të tre bizneseve private.

“Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të Komisariatit nr.3, të cilët kanë konstatuar se një shtetas me sëpatë ka shkatërruar ambientet e brendshme të tre bizneseve private, të cilët ndodhen ngjitur me njëri- tjetrin. Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen a autorit, shtetasin F.Sh. 34 vjeç, banues në Tiranë”, sqaroi policia.  

Pamjet janë publikuar nga blogeri Olti Curri i cili më pas ka zhvilluar edhe një intervistë të shkurtër me punonjësin e dyqanit, shtetasin me inicialet M.M.

“Personi erdhi në orën 18:55 pasi pyeti kush jeni juve dhe pa lidhje duke thëne a paguhen taksat këtu, në moment nxorri sëpaten dhe i ra objekteve dyqanit”, ka rrëfyer punonjësi për blogerin.

34-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale" Shkatërrimi I pronës" parashikuar në nenin 154 të Kodit Penal.

EMISIONET